Për pak minuta i shpëtoi tragjedisë me 74 viktima, bashkëshortja e kampionit të botës me Spanjën rrëfen tmerrin: Jam ende e shokuar 30/10 10:47
Blof i Milanit në San Siro. Kuqezinjtë lanë dy pikë të rëndësishme për objektivin Champions.
Zhgënjimi është i madh pas barazimit 1-1 ndaj Cremoneses. Trajneri Stefano Pioli nuk i kurseu kritikat
Duhet të rikthehemi të fitojmë. Na mungon vendosmëria e duhur për të zhbllokuar ndeshjet.
Prisja më shumë thellësi, si te goli që na u anulua nga VAR-i.
Nuk po ia dalim të fitojmë ndeshjet që duhen fituar. Kjo nuk ka lidhje me fatin, tregon se na mungon diçka”, theksoi Pioli.
Top Channel