Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për djegien e automjeteve në veri të Kosovës.
Mediat në Kosovë bëjnë të ditur se personi i arrestuar dyshohet për vënien e zjarrit veturave me targa RKS, pronë e serbëve në komunat veriore të Kosovës.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e para të së shtunës janë djegur tri vetura në Leposaviç, në veri të vendit. Dy prej veturave ishin me targa RKS, ndërsa njëra me targa të Beogradit.Të treja veturat raportohet se u përkasin qytetarëve të nacionalitetit serb, ndërsa njëri rast ka ndodhur afër një çerdhe të fëmijëve në Leposaviç.
“Një veture me targa RKS i është vënë zjarri, po ashtu nga zjarri është përfshirë edhe një veturë tjetër me targa të Beogradit që ishte afër veturës me targa RKS”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Rasti tjetër ka ndodhur po ashtu në Leposaviç, afër qendrës së sporteve.
Tre vetura me targa RKS ishin djegur edhe në orët e para të së premtes – një në Zveçan dhe dy të tjera në Mitrovicë të Veriut.
Top Channel