Pupo emocionohet nga publiku vlonjat/ Dashamirësit e këngëve italiane këndojnë me Enzo Ghinazzin në “Petro Marko”

31/03/2023 13:11

Skena “Petro Marko” u pushtua nga zëri i këngëtarit Enzo Ghinazzi, i njohur me emrin e artit si Pupo, që dhuroi emocione për publikun vlonjat.

Për rreth 60 minuta, Pupo performoi këngë të repertorit të tij ndër vite, duke elektrizuar sallën e teatrit të qytetit bregdetar.

Spektatorë të shumtë kanë shoqëruar artistin në këngë, ç’ka i shkaktoi atij jo pak habi. Dashamirës të këngës italiane dhe drejtuesit lokalë të qytetin, treguan nostalgjinë për këngët dhe artistë italianë. Pas koncertit artisti Italian është shprehur i entuziazmuar

Kur pashë emocionin dhe dashurinë e publikut u ndjeva i lumtur,  kjo më jep dëshirën që të kthehem sërish dhe do të kthehem. E sotmja ishte një zbulim për mua. Kam qenë dhe më herët në vendin tuaj dhe e them pa asnjë dyshim se në Shqipëri jam ndier gjithmonë si në shtëpinë time”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA