Një 60-vjeçare ka mbetur e plagosur, pasi iu bë pritë nga persona të panjohur në fshatin Ballagat tëë Lushnjës.

Sipas informacioneve, Bajame Seneja është plagosur në këmbë, ndërsa nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

Nuk dihet nëse ngjarja e rëndë lidhet me vrasjen e dy viteve më parë, ku vëllai i 60-vjeçares vrau kushëririn e tij pas konfliktit për tokat.

Më 29 korrik 2021, vëllai i të plagosurës, Kastriot Hasalla vrau kushëririn e tij, Romeo Hasalla pas konfliktit për pronësinë e tokave.

Policia ndodhet në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:20, në fshatin Ballagat, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasja B. S., 60 vjeçe, banuese në Ballagat, Lushnjë, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje , janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA