
24/02 19:13
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua eutanazia, dhënia fund e jetës me dëshirë asistuar nga mjekët.
Silva Heijnmen ishte totalisht pro këtij akti. Ajo tregoi se në Hollandë, dita e eutanazisë është festë dhe bëhet si ‘party’ me kujtimet e personit që ka vendosur të bëjë eutanazi.
Më tek ajo zbuloi se vjehrra e saj është larguar nga jeta në këtë mënyrë dhe Silva bashkë me familjarë të tjerë kanë asistuar.
“Ajo nuk foli më, por ne ishim aty dhe bënim roje. I thoshim ‘lëviz kokën ose pak dorën’. Kjo lloj vdekje është shumë e ëmbël dhe ata vdesin të lumtur”, tha ajo.
Top Channel