Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të reagojë tani për zbatimin e marrëveshjes së panënshkruar me Serbinë.

Në një konferencë për medie të mërkurën, Kurti tha se Serbia po shkel dakordimin për zbatimin e marrëveshjes.

Kurti dha detaje edhe për ofertën që sipas tij e ka refuzuar Serbia për Asociacionin.

“Kam bërë ofertën konkrete duke iu thënë se nëse pala serbe është dakord të pranojë tri shtylla bazike, kushtetutën e Kosovës, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin dhe qëndrimin e Brukselit dhe Uashingtonit për Asociacionin, atëherë unë do të isha i gatshëm që të nesërmen në mëngjes të dorëzoja statutit e Asociacionit mirëpo është refuzuar”, tha Kurti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA