Shtyhet gjyqi për Metën dhe Kryemadhin, shkak trupa gjyqësore. Caktohet data e radhës për zhvillimin e seancës

24/09/2026 10:40
Foto ilustruese

Është shtyrë edhe gjyqi i sotëm në Gjykatën e Posaçme për ish-presidentin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, shkak i shtyrjes së sotme është mungesa e një prej anëtarëve të trupës gjyqësore.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se data e radhës për zhvillimin e seancës është vendosur pas një jave, me 1 tetor.

Top Channel