Alba Exotis Fruits vazhdon të jetë nën sekuestro nga Gjykata e Posaçme, për shkak të ngarkesave me kokainë të fshehur në banane, por ndërsa SPAK nuk vërtetoi dot ekzistencën e grupit kriminal, një tjetër prokurori tentoi të provonte se për tregtinë e frutave ekzotikë kompania në fjalë kishte fshehur të ardhurat.
Dokumentet që disponon Top Channel tregojnë se si në kohën kur policia gjurmonte për kokainën, tatimet kontrolluan 40 arka me banane për të parë a ishin apo jo shkresat në rregull
Prokuroria e Tiranës nisi hetimin për shkak të një denoncimi nga organet tatimore që pretenduan se në ngarkesën prej 776 kg banane nuk kishte fatura tatimore shoqëruese.
Kompania në fjalë u vu në qendër të hetimeve përgjatë katër viteve të fundit për së paku gjashtë ngarkesa me drogë, të fshehur në kutitë me banane, dhe operacionet kulmuan me arrestimin e dy vëllezërve Dauti, Barjon Gumeni dhe Eduart Dauti.
Të dy ata me një vendim të SPAK, nuk po hetohen më nga prokurorët e posaçëm, por nga prokuroria e Durrësit, që bëhet me dije se ka përcjellë letërporosi drejt vendeve të origjinës së kokainës. Në total dyshohet se janë midis bananeve u sollën mbi 40 kg kokainë që grupi kriminal nuk iu është gjetur ende
Por edhe këtij hetimi për akuzën e fshehjes së të ardhurave kompania i shpëtoi duke qenë se sipas prokurorisë së kryeqytetit, vepra penale nuk ekziston dhe nuk faktohet. Si prova u përdoren faturat e dorëzuara nga organet tatimore që shpjegojnë se gjithçka ndodhi për shkak të një gabimi fiskal.
Vendimin nëse është hetuar sikurse duhet kompania e bananeve që dyshohet dhe për kokainën, do ta japë Gjykata e Tiranës.
Top Channel