Juventus mposht Interin në San Siro me shifrat 0-1 dhe bën të tijin Derbin e Italisë.
Bardhezinjtë rikthehen te suksesi pas disfatës së fundit në kampionat ndaj Romës teksa të besuarit e trajnerit Massimiliano Allgeri shfrytëzuan një gol të Filip Kostic. “Zonja e Vjetër” kaloi në avantazh në minutën e 23-të të pjesës së parë teksa anësori mori një pasim nga Rabio dhe pavarësisht se ishte në një kënd të vështirë, ia doli të shënjestronte cepin e portës së mbrojtur nga portieri Onana.
Ky gol i serbit mbeti në fuqi për të gjithë lojën pasi në pjesën e dytë, zikaltërit nuk mundën t’i bënin dëm Juventusit. Pas këtij trepikëshi, ngjitet në kuotën e 41 pikëve në vend të shtatë dhe afrohet me zonën europiane pavarësisht penalizimit me 15 pikë.
Nga ana tjetër, Inter mbetet në vend të tretë me 50 pikë dhe koleksionon humbjen e dytë radhazi në Serie A pas asaj së javës së kaluar ndaj Spezias./ SuperSport
Top Channel