“Greedilous” në bashkëpunimin me MAC, Instagram Korea, Ocon dhe Umbro sollën Elton Ilirjanin në pasarelën e radhës, këtë herë në një tjetër version ekstravagant.

Flokë biondë me kaçurrela dhe make up futuristik kombinuar me një kostum bardhë e blu ishte look-u i radhës për biznesmenin e njohur tashmë një nga modelet më në zë në botë.

Padyshim nuk munguan takat e larta dhe ecja karakteristike, e cila u komentua mjaft nga media koreane.

Portale te njohura në vend si NewsNate apo BNT News e cilësuan Ilirjanin si risi.

Shfaqja u prit në sallë nga një sërë të ftuarish të rëndësishëm dhe emra të njohur të elitës vendase si këngëtari i njohur Joo Young Hoon. Ky i fundit u paraqit me disa pjesëtarë të familjes së tij përfshirë aktoren Lee Yoon Mi për të mbyllur shfaqjen.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA