60-vjeçari zbulon mbesën dhe vëllain e tij përmes testit të ADN-së, nuk e dinte që ekzistonin

18/03/2023 14:37

Melniv një 60-vjeçar ka treguar për mediat e huaja se si arriti të njihte pjesëtarë nga familja e tij që nuk e dinte se ekzistonin, përmes një testi të ADN-së.

Ai arriti të njihte një vëlla nga babai dhe mbesën e tij. Fati deshi që ai të mos e takonte kurrë vajzën e tij të parë, por i mundësoi takimin me mbesën e tij.

“Do ta kujtoj gjithmonë momentin kur takova mbesën, Ophelian; ajo doli nga makina dhe sytë tanë u ndeshën. Kishte një lidhje të menjëhershme dhe brenda pak sekondash, ne po përqafoheshim dhe po qanim. E shihni, për 19 vitet e para të jetës së Ophelias, nuk e dija se kisha një mbesë. Mësova për ekzistencën e saj vetëm tre vjet më parë, kur në moshën 61-vjeçare bëra trungun tim familjar.

Isha 16 vjeç kur takova të dashurën time të atëhershme Camille, e cila në moshën 18-vjeçare ishte një vit e gjysmë më e madhe se unë. Ajo ngeli shumë shpejt shtatzënë dhe familja e saj u tmerrua kur mësuan se ajo priste një fëmijë dhe më kërcënuan se do të më akuzonin për përdhunim nëse nuk do të pranoja të birësoja fëmijën tonë.

Isha i zemëruar, por ndjeva se nuk kisha zgjidhje tjetër. Kështu që i shkrova një letër vajzës sime të vogël, të cilën e quajtëm Sarah, me të gjitha informacionet e mia të kontaktit dhe numrin e sigurimeve shoqërore që t’i jepeshin asaj kur ajo ishte 18 vjeçe, duke u lutur që të dëshironte të vinte në kontakt me mua”, ka thënë Melvin.

I detyruar ai iu përkushtua ushtrisë, duke shërbyer në Irak, Kuvajt dhe Evropë.

“Por pavarësisht se ku isha, nuk e harrova kurrë vajzën time të vogël, duke pyetur veten se si ishte dhe nëse po kujdesej siç duhet. Nuk hoqa kurrë nga shpresa se një ditë do ta takoja dhe do të isha pjesë e jetës së saj. Kur u ktheva nga ushtria në vitin 1981, u martova me gruan time tani, Elizabeth dhe patëm fëmijët tanë, Melaninë dhe Aleksin, por vajza ime e parë nuk u largua kurrë nga mendime e mia.

Sapo u hap Facebook, unë publikova informacionin tim në mënyrë që ajo të më gjente. Një herë kam punësuar edhe një hetues privat. Por ajo kurrë nuk ra në kontakt”, ka treguar Melvin.

Më pas, në vitin 2018, Melanie bëri një test ADN-je përmes myheritage.com, i cili nisi një projekt të fokusuar në ribashkimin e të birësuarve me familjet biologjike, për të mësuar më shumë rreth prejardhjes sonë familjare.

“Edhe unë isha i birësuar dhe një nga të vetmet gjëra që dija për nënën time biologjike ishte se ajo ishte pjesë e Cherokee Indian.  Kam paraqitur mostrën time të ADN-së menjëherë më pas, me shpresën për të gjetur Sarën, por ishte Tom, gjysmë vëllai im, ai që zbulova i parë. Shtatë vjet më i ri se unë, ADN-ja jonë konfirmoi se ne kishim një baba. Më kishin thënë se babai im ndërroi jetë kur unë isha katër vjeç, por e vërteta ishte se unë kisha qenë 11 vjeç kur ai vdiq. Nuk do ta di kurrë nëse ai e dinte që unë kisha lindur”, është shprehur ai.

Në mënyrë të pabesueshme, Tom jetonte brenda një milje nga shtëpia ime në Kansas City për dy dekada.

“Kur e takova në Dhjetor 2018, gjithçka rreth nesh ishte kaq e ngjashme, duke përfshirë fytyrat tona dhe ndjenjën e veshjes. Të dy vozitim kamionë dhe motoçikleta dhe akoma e sot zbulojmë ngjashmëri me njëri-tjetrin. Ne kishim qenë në disa nga të njëjtat ngjarje në komunitet dhe ai bënte blerje në dyqanin ushqimor ku punonte gruaja ime.

Më pas, në verën e 2019 njoha mbesën time Ophelian. Ishte rastësisht që Ophelia kishte bërë gjithashtu një test të ADN-së për të gjetur më shumë nga familja e saj dhe kur filluam të dërgonim mesazhe, nuk mendoj se kisha gjetur dikë që mund të më çonte te vajza ime.

Më 15 korrik 2019, u takuam personalisht me Ophelia. Kur ajo doli nga makina, unë pashë veten dhe Camille në fytyrën e saj. Për dy orë e gjysmë folëm pa pushim. Isha në ankth dhe u lëndova kur kuptova se vajza ime kishte vdekur nga një mbidozë shtatë vjet më parë. Nuk arrita ta takoja kurrë vajzën time të vogël. Ophelia shpjegoi se nëna e saj, e cila ishte riemërtuar Angela nga prindërit e saj birësues, kishte jetuar në Misuri, 45 minuta në lindje të vendit ku jetoja unë, dhe, si unë, ishte bashkuar me Marinën.

“Ti dukesh si ajo”, më tha Ophelia, teksa më tregoi fotot e saj dhe të  të Angelës duke kërcyer dhe me pushime me miqtë. Më dukej sikur dielli po rrezonte mbi mua në atë moment. Sepse ndonëse u lëndova kur mora vesh se Angela kishte vdekur, isha shumë i lumtur që kisha takuar Ofelian. Unë isha i vetmi i afërm i saj i gjallë biologjik, kështu që e dija se do të thoshte shumë edhe për të. Tani, Ophelia, Tom dhe unë do të jemi përgjithmonë pjesë e jetës së njëri-tjetrit. Ndihem shumë i bekuar që i kam takuar.

Unë dhe Tom takohemi çdo të diel për të parë ndeshjen e Kansas City Chiefs, dhe ndonjëherë shkojmë së bashku në kamping dhe në mitingje me motor. I dërgoj mesazhe dhe i telefonoj Ophelian sa më shpesh që të jetë e mundur dhe isha në pritjen e saj ditën kur ajo dhe bashkëshorti i saj Luke u martuan në Shkurt të këtij viti. Bërja e një testi të ADN-së më ka ndihmuar në kompletimin e trungut tim familjar dhe më ka dhënë lidhje që nuk e dija se më mungonin, familje që nuk e dija se i kisha”, është shprehur Melvin.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA