Dyshohet se ekzekutoi djalin e xhaxhait në Selenicë, kapet pas 5 orësh arrati Bertil Alliaj Organizata MEC në afërsi të Tiranës është një burim rreziku në lidhje me sulmet iraniane.
Eksperti ka treguar sonte në Top Story se organizata ka një konflikt 40-vjeçar të hapur me Teheranin dhe një gjë e tillë cënon sigurinë e vendit tonë.
“Është rritur rrezikshmëria që i vjen Shqipërisë për shkak të prezencës së organizatës MEC, në afërsi të Tiranës. Padyshim që ka 40 vite opozitë dhe është në konflikt të hapur me regjimin e Teheranit. Nuk është një forcë politike që nuk është aktive, është mjaft aktive dhe sidomos edhe në trazirat e fundit që filluan vjet nga shtatori në Teheran, ka një rol mjaft aktiv dhe aktivizimi I një komponenti të opozitës iraniane që ndodhen në Shqipëri se ka edhe element të tjerë që p dalin në skenë tani që po ndodhin në Teheran, kjo sjell shqetësime për sigurinë dhe rendin publik. Duhet të shihet me përparësi e të rritet vigjilenca nga autoritetet vendore. Në aspektin e agresionit në mendimin tim ky sulmi i Iranit është një sulm shtetëror terrorist kibernetik, reagimi ishte i duhur si nga ana e Shqipërisë dhe nga ana e aleatëve. Unë mendoj që Shqipëria aktualisht është një vend që mund të konsiderohet më i fortë sidomos nga aleancat që ka kryesisht me SHBA-në dhe NATO-n. Shqipëria ka fituar besueshmërinë si një aleat mbi të cilin SHBA-ja mund të mbështetet e që nuk harron të të japë kur ka mundësinë dhe i kërkohet.”– tha eksperti.
Top Channel