Nuk ndalen gafat e presidentit të SHBA-ve Joe Biden.
Pyetje të tjera janë ngritur për gjendjen e tij fizike, pasi u pengua sërish në shkallët e avionit, teksa po ngjitej në bordin e Air Force One në Alabama.
Sikurse duket në videot e bëra tashmë virale në rrjet, Biden pengohet tek shkallët e fundit, por e merr veten shpejt në kontroll dhe çohet sërish në këmbë.
Joe Biden falls on plane stairs again yesterday, Whilst boarding his flight back to Delaware from Alabama. pic.twitter.com/JhZooGCEtX
— Censored Men (@CensoredMen) March 6, 2023
Kjo nuk është hera e pestë që Joe Biden ngec në shkallët e aeroplanit presidencial. Hera e fundit ndodhi jo më larg se një javë më par kur ai po largohej nga Polonia pas udhëtimit të tij në Ukrainë .
80-vjeçari Biden u rrëzua gjithashtu në maj 2022, më pas përdori parmakun për të shmangur më të keqen ndërsa hipi në Air Force One për një udhëtim në Illinois. E njëjta gjë ndodhi një muaj më vonë teksa po udhëtonte për në Los Anxhelos.
Edhe në mars 2021, kur ai po përgatitej për një udhëtim në Gjeorgji me zëdhënësen e atëhershme të Shtëpisë së Bardhë, ai u rrëzua në shkallë.
Këto aksidente kanë shkaktuar reagimin e republikanëve të cilët akuzojnë Joe Biden se nuk ka aftësinë mendore dhe fizike për të qenë në postin e presidentit të SHBA-së .
Top Channel