“Frikë për sigurinë”, Finlanda nis ndërtimin e gardhit në kufi me Rusinë

01/03/2023 09:04

Finlanda, vendi i Bashkimit Europian që ndan kufirin më të gjatë me Rusinë prej – 1.340 kilometrash, është dorëzuar përpara frikës prej fqinjit të saj të madh, që nisi një agresion brutal kundër Ukrainës.

Autoritetet finlandeze nisën ndërtimin e një gardhi kufitar prej 200 kilometrash, i cili do të jetë tre metra i lartë, me tela dhe gjemba në majë. Aktualisht, në këtë pjesë të kufirit mes dy vendeve ekziston vetëm një gardh i ulët prej druri.

Përpjekjet e Finlandës nuk kanë të bëjnë vetëm me sigurinë, por edhe me zbrapsjen e çdo tentative të Moskës për ta kthyer në armë të vetën emigracionin masiv që pasoi konfliktin e Ukrainës. Një numër i madh rusësh kanë vërshuar drejt saj me shpresën t’i shmangin rekrutimit për luftë në vendin e tyre.

Pas nisjes së luftës në Ukrainë, më 24 shkurt të vitit të kaluar, Finlanda dhe Suedia kanë vendosur t’i bashkohen aleancës veri-atlantike sa më shpejt që është e mundur, duke i dhënë fund qëndrimit të tyre neutral disa dekadash. Së fundi megjithatë, Helsiniki që përballet me më pak probleme diplomatike sesa Stokholmi  bllokuar prej Turqisë, e ka bërë të qartë se dëshiron të ecë përpara, para zgjedhjeve të përgjithshme që mbahen në Finlandë në muajin prill.

Vetëm Turqia dhe Hungaria ende nuk i kanë ratifikuar aplikimet e Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA