“Ballkani i Hapur mbahet në Mal të Zi në qershor”/ Rama-Abazoviçit: Keni rroga më të larta nuk jua paguajmë ne urën

27/02/2023 14:12

Në konferencën e përbashkët me gazetarët në Malin e Zi, kryeministri Edi Rama ka treguar se mbledhja e radhës e “Open Balkan” do të mbahet në Mal të Zi në qershor, ku do të ftohen të marrin pjesë të gjithë shtetet e Ballkanit.

Në lidhje me ndërtimin e urës së Bunës Rama tha me nota humori se shpenzimet do i paguajë Mali i Zi meqë ka edhe rrogat më të larta.

“Ne kemi ndjerë ngrohtësinë e mikpritjes dhe respektin vllazëror. Shqipëria dhe Mali I Zi janë më shumë  se sa fqinj Ne takohemi në një moment shumë sfidues për mbarë Europën, Në respekt të mandatit  tonë si dy kryeministra të rreshtuar në krah Ukrainës. E vërteta është se vitin e kaluar, krahasimisht me të këqijat e përbashkëta të një lufte . Kemi parë se si më në fund Shqipëria e Maqedonia e Veriut i çelën negociatat e se si rep e Kosovës mori një datë për liberalizimin e vozave dhe kemi parë se si për herë të parë në historinë e saj BE-ja u spostua jashtë kufijve për të mbajtur një samit në Tiranë. Beja është një korsi e përbashkët shpejtësia të të cilët lidhet në mënyrë të pandashme me koordinimin e përbashkët. Shqipëria dhe Mali I Zi janë mirënjohëse dhe unë falenderoj kryeministrin për gjithë këtë proces dhe prehjen e dëshirës për të organizuar një samit të Open Ballkan në qershor këtu në Malin e Zi ndërkohë që Procesi I Berlinit do të zhvillohet në vjeshtë në Shqipëri. Unë këmbëngul që Ballkani i Hapur është I domosdoshëm për të jetësuar me një ritëm më të shpejtë të gjitha ato që janë parime dhe kërkesa që burojnë nga procesi I Berlinit. Edhe në këtë samit do të ftohen që të gjithë që të jenë pjesë nuk ka asnjë kundërshtim mes të dyjave. Nuk mund të mjaftohemi me lidershipin e Berlinit që është një proces i Ballkanit por të vëmë qëllime e përbashkëta për idetë . Më vjen shumë mirë që sot kemi firmosur një marrëveshje të rëndësishme për ndërtimin e Urës së Bunës që do të zvogëlojë distancën në 300 metra. Kjo nuk është një marrëveshje e thjeshtë por jetësimi e bazuar në projekt zbatimi. Këtu në Mal të Zi janë rrogat më të larta dhe nuk shkon që ta paguajë Shqipëria urën. Ka nisur punë edhe për gazsjellësin adriatiko-jonian. E fundit që kam por jo nga rëndësia është që ky potencial I jashtëzakonshëm bazohet në një histori kuptimplotë ku e kam thënë dhe njëherë deri në 1945 lëvizej përmes liqenit dhe në arkivën e fotografive ka plot mjete lundruese. Sot ne ende nuk e kemi këtë prandaj kemi vendosur ta hapim rrugën me një jaht të kryeministrit të Malit të Zi që nëse na mban të dyve do shkojmë në Shqipëri.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA