Chelsea ka disa gati disa alternativa nëse vendos të shkarkojnë trajnerin Graham Potter. Blutë pësuan një tjetër humbje këtë të diel ndaj rivalëve londinezë të Tottenhamit, çka e shton më shumë presionin mbi teknikun aktual.
Chelsea tani ka fituar vetëm një nga 11 ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Golat e pjesës së dytë të shënuar nga Oliver Skipp dhe Harry Kane u dhanë një tjetër goditje bluve të Londrës.
Potter është mbështetur fort nga bordi i Chelsea-s, pavarësisht një ecurie të dobët të rezultateve. Por duket se kupa është mbushur dhe ish-trajneri i Brighton nuk ka më alibi për të qëndruar në detyrë.
Chelsea ka shënuar vetëm katër gola në ndeshjet e fundit. Mediet angleze kanë zbuluar pas humbjes së fundit edhe emrat që mund ta zëvendësojnë Potterin.
Bëhet fjalë për Maurizio Pochettinon, ish-trajnerin e Tottenhamin dhe Zinedine Zidane, ikonën e Realit të Madridit.
Të dy janë të lirë: Pochettino ka mbetur pa skuadër që kur u largua nga PSG (parizienët emëruan Galtier), ndërsa Zidane është ende në kërkim të një klubi që pas “divorcit” me Realin e Madridit thuajse dy vjet më herët.
Emra të tjerë, që mund të marrin detyrë e Potterit janë Luis Enrique dhe Thomas Tuchel. Për gjermanin do të bëhej fjalë për një rikthimin, pasi e kishte këtë post para se të emërohej pikërisht Potter.
Top Channel