outhampton është duke kaluar një periudhë të vështirë në elitën angleze, Premier League me skuadrën që vuan rezultatet e dobta.
“Shenjtorët” janë aktualisht në vendin e fundit të klasifikimit ndërsa për të “shkundur” skuadrën drejtuesit menduan të shkarkonin trajnerin Nathan Jones.
Së fundmi, ata emëruan edhe “timonierin” e ri të skuadrës ndërsa bëhet fjalë për Ruben Selles. Një person që e njeh mirë ambientin duke qenë se spanjolli prej vitit 2022 bën pjesë në stafin teknik të Southampton.
39-vjeçari e drejtoi skuadrën edhe në ndeshjen e fundit ndaj Chelsea-t, madje duke fituar dhe kjo i shty edhe më shumë drejtuesit e “Shënjtorëve” për t’i besuar Selles. Për trajnerin spanjoll kjo do të jetë eksperienca e parë e vërtetë në krye të një skuadre duke qenë se më parë ka drejtuar vetëm të rinjtë e Valencias si dhe ka qenë ndihmës tek Southampton.
Top Channel