Kryeministri Edi Rama prej disa ditësh ndodhet në Japoni, ndërsa ditën e sotme ka takuar një shqiptar, i cili jetonte prej vitesh në Hiroshima.

Në një video të postuar në “Facebook”, Rama tregon flamurin shqiptar dhe bisedën që ka bërë me personin i cili jetonte prej 17 vitesh atje.

Njëkohësisht gjatë videos shqiptari nga Tepelena tregoi se shumë shpejt mendon të kthehet në fshatin e tij për të vazhduar jetën.

Rama: Ja ku është flamuri i kudondodhur, në Hiroshima. Po nuk është vetëm flamuri por edhe flamurtari.

Shqiptari: Përshëndetje mirëserdhe zoti kryeministër, është kënaqësi. Kudo që shkon shqiptarët i takon. Jam nga Nivica e Tepelenës dhe jam martuar me japoneze. Për 17 vite këtu, më mungon Shqipëria.

Ju bëj thirrje shqiptarëve të mos largohen nga Shqipëri. Punoj 18 ortë në ditë, jam i vetmuar dhe më mungon Shqipëria. Do të kthehem shumë shpejt sepse fshati im ka marrë një zhvillim që mendoj se është shumë herë më mirë se është këtu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA