Të dielën ‘Tiranathlon’/ Ja rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i automjeteve në kryeqytet dhe linjat urbane qe do devijojnë
Dy operacione të policisë janë finalizuar brenda 24 orëve në Tiranë dhe Krujë, në kuadër të kontrolleve për parandalimin e posedimit të paligjshëm të armëve.
Dy persona janë arrestuar, ndërsa gjatë kontrolleve në banesat e tyre janë sekuestruar 3 armë, municion luftarak, 17 kapsolla elektrike, një shënjester optike, mjete prerëse dhe një peshore elektronike.
Njëri prej të arrestuarve, 36 vjeç, me precedent penal, u kap në Tiranë gjatë operacionit të koduar “Qëllimi”, ndërsa 28-vjeçari tjetër u arrestua në fshatin Brret të Krujës, në kuadër të operacionit “Kontrolli”.
Njoftimi:
DVP Tiranë/Finalizohen në 24 orë, si rezultat i punës operative, 2 operacione për ndalimin e shtetasve që mbajnë armë, pa leje.
Sekuestrohen 3 armë, 17 kapsolla elektrike, municion luftarak, një shënjester optike, 2 mjete prerëse dhe 1 peshore elektronike.
Arrestohen 2 poseduesit e sendeve të kundërligjshme.
Si rezultat i shtimit të vigjilencës operacionale në të gjithë territorin e qarkut dhe intensifikimit të punës operative, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale që mund të kryhen nga shtetas që posedojnë ilegalisht, armë, u finalizuan në 24 orë, 2 operacione. Konkretisht:
-Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në kuadër të operacionit të koduar “Qëllimi”, arrestuan shtetasin A. Z., 36 vjeç (me precedent penal), pasi iu gjetën në banesë, 2 armë zjarri (pistoletë dhe automatike), municion luftarak, një shënjester optike, 2 mjete prerëse dhe 1 peshore elektronike;
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit të koduar “Kontrolli”, arrestuan shtetasin F. L., 28 vjeç, në banesën e të cilit, në fshatin Brret, u gjetën 1 armë gjahu, 84 fishekë dhe 17 kapsolla elektrike, që posedoheshin pa leje.
Vijojnë hetimet për të zbardhur dhe dokumentuar përfshirjen e 2 shtetasve të arrestuar, në veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel