“Nuk ka lojtar më interesant, Kvara do të transferohet te Reali i Madridit”

22/02/2023 22:38

Khvicha Kvaratskhelia është surpriza më e bukur në Serie A këtë sezon. Por jo vetëm, ylli gjeorgjian po bën shumë mirë edhe në Champions League me kryesuesit e kampionatit italian.

Bashkë me Victor Osimhen, 22-vjeçari ka formuar një dyshe magjike në ofensivën e skuadrës së Luciano Spallettit, që nuk po njeh rivalë në asnjë turne.

Jamie Carragher, ish-mbrojtësi i njohur i Liverpoolit, beson se Kvara do të transferohet te Reali i Madridit. “Unë mendoj se Kvaratskhelia është lojtari më interesant në Europë.

Sezonin e ardhshëm ne mund ta shohim atë me fanellën e Real Madrid”, u shpreh anglezi për BBC Sport. Kvara numëron 12 gola dhe 15 asiste gjatë 25 ndeshjeve të këtij sezoni me Napolin.

Top Channel