Inside Story/ Fatura e “kripur” që thellon deficitin e skemës, 250 milionë euro çdo vit subvencione për pensionet e fermerëve

22/02/2023 21:52

Aktualisht, buxheti i shtetit subvecionon pensionet e fermerëve me 28 mld lekë në vit ose afro 250 mln euro.

Pas dhjetë vitesh, pritet që skema ti rëndojë buxhetit akoma më shumë duke marrë parasysh indiferencën e fermerëve për të paguar kontribute. Po ashtu, në të ardhmen parashikohet rënie e remitancave.

“Kontributet e të vetëpunësuar janë të detyruar me ligj. Mënyra është bindja dhe marketing. Këto janë mjetet që kemi në dispozicion. Kontakt frekuent të përditshëm fizik me fermerët duke shpjeguar leverdinë. Ka dhe një problem tjetër me migrimin e brendshëm. Një pjesë e njerëzve që jetojnë në fshat, po punojnë në qytet. Në shërbime apo në ndërtim dhe ata janë të siguruar në zonën urbane. Pjesëmarrja në skemë e fermerëve lë për të dëshiruar”, u shpreh Astrit Hado, Kreu i ISSH

Në këtë situatë, pensionistët e ardhshëm të fshatit mund të mbeten pa mbështetje. Zgjidhja e vetme është hartimi i politikave që të ndikojë në ndërgjegjësimin dhe nxitjen e shtimit të kontributrëve në skemë. Por, që kjo të ndodh kërkon joshjen e qytetarëve përmes një skeme e cila i sjell qytetarit përfitime të rëndësishme për vitet e pleqërisë.

“Për fat të mirë vazhdon akoma tradita që fëmijët kujdesen për prindërit. Por nuk është kjo marrëdhënie që rregullon atë që duhet të rregullojë shteti. Mendoj që do të agravohet në të ardhmen dhe do të jetë një nga problemet e buxhetit të shtetit dhe shoqërisë sonë për ta sistemuar. Jemi kthyer në një shoqëri jo sociale. Atë që kanë bërë kanë kontribuar, është një nga punët më të rënda edhe pse në informalitet”, u shpreh Eduart Sharka, Ekspert Financiar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA