Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës tentativat e Bashkisë së Kavajës për t’i prishur shtëpinë një të sëmuri, baba i 5 fëmijëve. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua Abdyl Hoxha, babai i Ardian Hoxhës i sëmurë.

“Ardiani është i sëmurë me dokumente zyrtare. Ka çrregullime, invalid i grupit të dytë 35 vite. Jeton vetë i pestë vetëm me KEMP” thotë i moshuari, ndërsa pohon se shtëpia e të sëmurit është ndërtuar nga shteti në vitin 1960.

“U privatizua me certifikatë pronësi, me kufij të rregullt. Në vitin 2011 kjo shtëpi iu shit Ardian Hoxhës, me dokument me certifikatë pronësie, me plan vendosje. Me kufijtë përkatës. Kjo shtëpi u dëmtua nga tërmeti i 2019-ës. U klasifikua e pabanueshme. Bashkia duke parë gjendjen, e nxori nga kjo shtëpi. Dhe Bashkia e Kavajës e pajisi me leje rindërtimi” vijon i moshuari, ndërsa thotë se leja e ndërtimit kishte edhe një projekt nga një firmë e licencuar.

“Ndërtimi ishte në gjurmët ekzistuese. Për rindërtimin bashkia na premtoi se do merrni lekët, por përpiquni në rrugë të tjera ta bëni vetë. Më pas do të na jepnin lekët. Për fillimin e punimeve erdhën ata të bashkisë bën piketimin. Erdhën edhe ata të rindërtimit. Kur punimet ishin mbi 90 % të punimeve na erdhi një letër që ka mbivendosje me një familje këtu mbrapa. Është familja Rroshi, e Elvis Rroshit ish kryetari i Bashkisë së Kavajës me të vëllanë e tij” thotë i moshuari, ndërsa na tregon se kufijnë janë përcaktuar edhe me vendime të Gjykatës së Kavajës të viteve 1996 dhe 1997.

“Letra na erdhi nga Bashkia Kavajë. Bashkia miratoi lejen mbi gjurmët ekzistuese dhe bashkia na sjell letër se ka mbivendose! Çudi e madhe. Bashkia na pezulloi punimet. Çështja shkoi në gjyq dhe gjykata vendosi të vazhdojnë punimet dhe të zgjidhet mbivendosja. Ne filluam punë me suvatime të brendshme. Më mbrapa na del një problem tjetër, se ky djali im është njeri i varfër. S’ka pushtet. Vijnë pa asnjë lloj përgjegjësie, pa asnjë lloj morali. Na thonë ndërpritni punimet se jeni në ndërtim pa leje. Ku është ndërtimi pa leje?! Turpi më i madh, ndërtim pa leje konsideron verandën përse e ke mbyllur verandën. Po veranda është në të njëjtën çati me shtëpinë. Na thonë se duhet ta shembësh. Më pas bashkia ka konstatuar se këtu mbrapa, te projekti i shtëpisë ekzistuese te njëri cep ka pasur thyerje 40 cm. Dhe këtë është ndërtim pa leje. Është vetëm 40 cm! Ka një vendim që është miratuar nga Kuvendi që nëse objekti lëviz nga projekti 2 % konsiderohet i mirëqenë. Kjo është 0.5 % e totalit të ndërtimit” vijon denoncuesi.

Ai thotë se këto vuajtje kanë ardhur pasi djali i tij s’është në gjendje të mirë mendore dhe financiare. “Djali tani banon rrugëve, edhe pagesën e qirasë s’ia jepnin rregullisht. Vetëm 4 muajt e fundit ka marrë qiranë. Këtë na e bën presioni dhe fuqia që kanë komshinjtë. Sot fuqinë e kanë të tjerët, se ka shteti s’e ka ligji” përfundon Abdyl Hoxha.

Pas denoncimit, denoncuesit shkojnë në Bashkinë e Kavajës për të pyetur se kush i ka bërë procedurat e prishjes. Ditën e parë, qytetari shkon takon disa punonjës të urbanistikës. I kërkon shpjegime se përse do ta prishin edhe pjesën që ka me leje, kur në fakt është ajo bashki e cila ka thënë lejen. Punonjësit i thonë se nuk dinë gjë. “Mos më thuaj fare, as mbaj mënd gjë. S’di gjë fare kush ka firmosur për t;u pezulluar” i thotë përgjegjësja e Urbanistikës, e cila i kërkon që të largohet. “Ik se s’kam firmosur unë” i thotë.

Por, qytetarët këmbëngulin dhe shkojnë në një tjetër ditë. Sërish sorollaten nga njëra derë në tjetrën. Fillimisht takojnë punonjës të IMT-së, të cilët i thonë se “do të prishet ajo pjesë”. Ndërkohë një tjetër i thotë se këta të bashkisë të prisnin të paktën vendimin e gjykatës. “E di si e kanë bërë, prandaj nuk presin” i thotë ai, duke iu referuar se komshi me denoncuesin është familja e ish kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi. Qytetari u thotë se në bazë të ligjit të vitit 2020, nëse ndërtimi pa leje është nën 2 % e të gjithë sipërfaqes, nuk quhet ndërtim pa leje. Punonjësi i përgjigjet se 2 % është nëse vendoset sistemi kapot dhe shtohet volumi. Qytetari i thotë hape ligjin dhe tregoja! “Merre ti si të duash” ia kthejnë ata. Qytetari thotë se ajo është në pjesë të tij, ndërsa ata i thonë se “ke cenuar komshiun”. Në fund ai u thotë se “e di, ju s’keni çfarë të bëni”.

***

Bashkia e Kavajës, dita 1

Qytetari – Di gjë ça u bë me atë rastin tim?

Punonjësi – Deri tani asnjë gjë.

Qytetari – S’është bërë asgjë?!

Punonjësi – Ku di unë! Asnjë gjë s’është bërë.

Shkon në zyrën juridike …

Qytetari – Erdha për të sqaruar këto se është bërë shtëpia, po problemi është se këtu s’është bërë…

Punonjësja – Kujt ia ke çuar?

Qytetari – Atë që më takon me ligj, edhe kryeministrit ka kam çuar.

Punonjësja – Po mirë po ça, ik te zyra poshtë!

Qytetari – Po s’është asnjë aty.

Punonjësja – Po do vijnë. Ça është firmos?

Qytetari – Atë letrën për ta prishur.

Punonjësja – E di rolin tim ti?! Vjen letër nga çdo lloj drejtorie, unë firmos vë vulën.

Qytetari – Pa e lexuar…

Punonjësja – Po drejtorit përkatës, ti do të firmosësh s’ka lidhje ajo… S’është as inxhinier, as arkitekt.

Qytetari – Po Urbanistika?

Punonjësja – Shko njëherë të Urbanistika, atje shko.

Qytetari i drejtohet Urbanistikës …

Qytetari – Ore po gjej belanë, kanë ardhur nja 5 – 6 herë kanë marrë vendim për prishjen e asaj jashtë projektit.

Punonjësi – Ne s’kemi firmos asnjë që s’është për t’u firmos! Ne kemi firmos …

Qytetari – Kur firmosët ju kur mbaroi shtëpia? Pse s’e firmosët që në fillim, unë e hiqja që në fillim. Ke për detyrë ta prishësh dhe ta bësh nga e para.

Punonjësi – Ne e firmosëm në momentin që u bë shkresa që pati ankesa.

Qytetari – E konstatuar. Po, po pasi mbaroi shtëpia!

Qytetari – O shefe se edhe ti je përgjegjëse këtu.

Përgjegjësja Urbanistikës – Jo te shefja, se shefja s’është marrë fare me praktikën.

Qytetari – Po kush është marrë?

Përgjegjësja Urbanistikës – S’di gjë fare.

Qytetari – Po Urbanistika, po ky projekti (që u miratua te Urbanistika) s’është i saktë?

Përgjegjësja Urbanistikës – Mos më thuaj fare as një gjë, se nuk mbaj mend. As e di, as e mbaj mend, as jam marrë fare.

Qytetari – S’je marrë fare, po kush i firmosi këto projektet këto gjërat e tjera?

Përgjegjësja Urbanistikës – PO shihe kush ka firmosur.

Qytetari – Edhe pezullimin. Që u pezullua shtëpia.

Përgjegjësja Urbanistikës – S’di gjë fare, s’kam asnjë lloj dijenie!

Qytetari – Ti ke dhe firmën.

Përgjegjësja Urbanistikës – Nuk ka firmë aty, po ik.

Qytetari – Po pse të iki, unë kam ardhur të kërkoj të drejtën time.

Përgjegjësja Urbanistikës – Nuk e nxjerr dot te unë. Mos kërko te unë fare.

Qytetari – Unë kam ardhur të kërkoj të drejtën time sipas rregullave.

Përgjegjësja Urbanistikës – Me mua s’ke punë fare!

Qytetari – S’ke punë fare, po ti je përgjegjëse.

Përgjegjësja Urbanistikës – Po të jem, secili.

Qytetari – Të gjithë firmat keni.

Përgjegjësja Urbanistikës – Shihe kush i ka vënë firmat.

Qytetari – Është projekt i ligjshëm, bëj pagesën dhe më thonë ka mbivendosje?!

Përgjegjësja Urbanistikës – Nuk e di fare!

Qytetari – T’ia prishim ne se ky (komshiu) qenka më i qutë (zgjuar) dhe ka pushtet më shumë, duke marrë tjetrin në qafë. Atje janë të gjitha shtëpitë pa leje, janë nja 50 shtëpi. Janë të gjitha pa leje, pa leje, pa leje, pa leje.

Përgjegjësja Urbanistikës – Firmosni, firmosni se kush i bëri letrat se është Ervin Roshi?!

Bashkia e Kavajës, dita 2

Qytetari – Ta di të paktën çfarë do të bëhet?!

Punonjësi 1 – Do prishet ajo pjesa mbrapa.

Qytetari – Do prishet ëë?

Punonjësi1  – Po.

Qytetari – Edhe pse s’ka fol gjykata!

Shkon në një zyrë tjetër, vijojnë sorollatjet

Qytetari – Bën vaki jam bërë i bezdisshëm unë.

Punonjësi 2 – Jo mo jo, hajde ulu.

Qytetari – Ai thotë shko sipër, ti thua shko poshtë.

Punonjësi 2 – Kush të ka thënë hajde sipër, është këtu…

Qytetari – Unë vij për hall, s’vij për qejf.

Punonjësi 2 – Ça të të them unë ty.

Qytetari – Firmose pra, kush e merr vendimin se nuk e di.

Punonjësi 2 – Edhe një herë tjetër …

Qytetari – Do ma prishni, na fëlliqët

Punonjësi 2 – Unë s’e marr vesh!

Qytetari – Po s’e merr vesh pra, shkoj poshtë s’dinë gjë ata. Do prishet. Ça do bëjmë, do luajmë? Ti e ke firmos, s’e kam firmos unë.

Punonjësi 2 – Shih sa firmos.

Qytetari – Po mirë pra, robi kur e firmos jep një shpjegim mbrapa.

Punonjësi 2 – O Ardi (i drejtohet një punonjësi tjetër) do ti bësh një shpjegim.

Qytetari – I ka zënë meraku për me prish nja 80 centimetra që si kalon koeficientin e ndërtimit mbi tokë (nën 2 %).

Punonjësi 2 – Shko te zyra Ardit, shko te zyra Ardit.

Një tjetër zyrë …

Punonjësi 3 – E di e di që janë ata (komshinjtë). Edhe këta minimumi, minimumi të paktën të kishin pritur vendimin e Gjykatës së Apelit. Ligjin e kanë ata.

Qytetari – Po pra.

Qytetari i drejtohet zyrës juridike

Qytetari – Ça u bë mo?

Punonjësi 4 – Hiç.

Qytetari – Ça vendimi u mor aman se kanë ardhur prapë? Është ndarë mëndja?

Punonjësi 4 – S’e di për Zotin, s’e di!

Qytetari – Kur kjo e ka me ligj, me ligjin e koeficientit e kalon ndërtimin mbi tokë me centimetra?

Punonjësi 4 – Varet, s’po të flas për atë pjesë.

Qytetari – Po mirë pra pse duhet ta prishësh? Ajo 80 cm është me ligjin 2020, i miratuar nga Kuvendi.

Punonjësi 4 – 2 % s’të kualifikon. 2 % është kur ty planimetria është 10 x 10 dhe ti i vë siste kapot që ajo sistemi kapot mund ta ketë 5 ose 10 dhe ajo krijon volum. Dhe në atë volum hyn 2 % – shi.

Qytetari – Ku thotë mo, hape ligjin hape aty?

Punonjësi 4 – Merre si të duash, merre ti.

Qytetari – Hape mo hape.

Punonjësi 4 – A do me e marrë?

Qytetari – Hape!

Punonjësi 4 – Merre si të duash.

Punonjësi 5 – Te pjesa e lartësisë.

Qytetari – Ku cenoj?

Punonjësi 5 – Kur ti cenon lartësinë, ajo është.

Qytetari – Ku do me dal?

Punonjësi 5 – Por jo kur shkel mbi truall.

Qytetari – Të kujt truall, të truallit tim. Ça trualli.

Punonjësi 5 – Të atij mo, komshiu.

Qytetari – Të kujt komshiu?

Punonjësi 5 – Mos më thuaj ligjin …

Qytetari – Ore ju kam thënë s’është i Sajmir Rroshit. S’është punë fare, Sajmir Rroshi është mbrapa, kjo është pjesë anësore. O Jurgen (juristi) ta thashë edhe herë tjetër, ju ka zënë dhe s’keni çfarë të bëni. Mbaroj.

Punonjësi 5 – Ndërtimin e prishim kur shkruajmë letër dhe s’flasim më. Dakord?

Qytetari – Po. Ti je me shkollë dhe s’dua të dal më i qutë (zgjuar) se ty, po ta them dhe njëherë tjetër, të ka zënë lërë. Jo ti, po s’do asnjë! Ju ka zënë, s’keni ç’bëni. Ju ka thënë urdhër tjetër kush a ti bëjmë nder Sajmir Rroshit, edhe mbaroj.

FOTO GALERI
4/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA