“Do të qëndroj edhe një vit”, titullari njofton rinovimin me Atleticon

22/02/2023 19:23

Axel Witsel u transferua verën e kaluar tek Atletico Madrid, klub me të cilin firmosi për një vit. Mesfushori belg është autor i 130 ndeshjeve dhe 12 golave me “Djajtë e Kuq”. Ai numëron 28 ndeshje me skuadrën e Diego Simeones gjatë këtij sezoni.

Trajneri argjentinas e vlerëson shumë dhe Witsel do të vijojë të luajë për një tjetër vit në “Wanda Metropolitana”.

Lajmin e bëri të ditur vetë lojtari në një prononcim për Eleven Sports, aty ku theksoi se do të rinovojë kontratën me klubin spanjoll.

34-vjeçari nga Liezhi ka luajtur më parë me Dortmundin, Benfikën, Zenit Petersburg, Standardin e Liezhit dhe kinezët e TJ Tianhai.

Top Channel