
23/02 22:38
Barcelona më në fund zyrtarizon blerjen e talentit meksikan, Juian Araujo nga Los Angeles Galaxy.
21-vjeçari ka firmosur me klubin katalan kontratë deri në qershor 2026, pra për tri sezone e gjysmë.
Në fakt, blerja e talentit meksikan ishte tentuat në momentet e fundit të merkatos së janarit, por transferimi dështoi pasi ishte kryer 18 sekonda pas afatit. Klubi i Barcelonës iu drejtua Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për të vërtetuar se gjithçka ishte kryer në kohë.
“Jam shumë i lumtur për këtë hap të madh në karrierën time dhe i gatshëm të jap gjithçka për këtë klub të madh”, siguroi meksikani pas mbërritjes në Barcelonë.
Top Channel