Goditi me mjet prerës një person pas konfliktit për motive të dobëta, hetohet në gjendje të lirë 66-vjeçari

11/02/2023 20:34
Foto ilustruese

Një 66-vjeçar është hetuar në gjendje të lirë, pasi ka plagosur lehtë me mjet prerës një person.

Autori me iniciale R. Sh., banues në Dushk të Lushnjës, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me biçak 52-vjeçarin.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi policisë:

Durrës/ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht, në gjendje të lirë, shtetasin R. Sh., 66 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

66-vjeçari dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 12, Durrës, ka goditur me mjet prerës (biçak), shtetasin A. A., 52 vjeç, banues në Durrës, i cili pas mjekimit në Spitalin Rajonal Durrës, u largua në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA