Myrto Uzuni është duke kaluar një super formë me Granadën në La Liga 2.

Sulmuesi i kombëtares realizoi një gol në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Villarreal B në transfertë, ndërsa shkon në kuotën e 15 golave në total duke udhëhequr renditjen e golashënuesve në La Liga 2.

Duke folur për emisionin “Analizë Kuq e Zi” në SuperSport, Uzuni sqaroi një detaj të rëndësishëm në kontratën e tij.

“Edhe në merkaton e janarit ka pasur interes nga Premier League dhe La Liga, por nuk dua të nxitohem dhe të bëj gabim. Tani kam një klauzolë 14 milionë euro ndërsa në La Liga shkon në 28 milionë euro. Ka edhe shumë ndeshje, nuk jam i lumtur asnjëherë me veten. Ka kohë deri në verë, tani rinovova me Granadën”-deklaroi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA