Ish-lojtari i Chelsea-t e Newcastle, i bllokuar në rrënojat e tërmetit në Turqi

06/02/2023 18:37

Ish-lojtari i Chelsea, Everton e Newcastle në Premier League, Christian Atsu është nën rrënojat që shkaktoi tërmeti me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter në Turqi.

Mesfushori ishte transferuar në Turqi verën e kaluar dhe aktivizohej me skuadrën e Hatayspor dhe për pasojë nuk i ka shpëtuar tërmetit të frikshëm që goditi Turqinë. Së fundmi, për Atsu reagoi edhe Federata e Ganës që shpreson të marrë lajme pozitive.

Ndërkohë, dy lojtarë dhe dy pjesëtarë të Hatayspor u shpëtuan disa orë më parë nga operacionet e kërkim shpëtimit teksa për fat ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Top Channel