Shtypi francez e ngre Messin në piedestal: Askush si ai te PSG

05/02/2023 20:31

Të gjithë tifozët e PSG-së po ndezin qirinj që të mos i ndodhë asgjë “Zotit” të tyre, Leo Messi.

Përballë murtajës së dëmtimeve në skuadrën franceze (janë lënduar Sergio Ramos, Verratti, Mbappe dhe Neymar), vetëm argjentinasi reziston për të udhëhequr drejt triumfeve të radhës të skuadrës së drejtuar nga Galtier.

Trajneri nuk resht pas çdo dalje së vlerësuari “yllin” argjentinas. Tani, edhe shtypi francez ka nisur ta admirojë argjentinasin, të cilin e konsideron si futbollistin më të mirë të PSG-së.

Gazeta franceze “L’Èquipe” theksoi se “ai e shpëtoi Parisin me një goditje kirurgjikale”. Argjentinasi ishte çelësi i fitores së PSG-së kundër Toulouse (2-1), me një gol vendimtar që u dha tri pikët parisienëve.

Një tjetër gazetë prestigjioze franceze, “Le Parisien”, e vlerësoi Messin në këtë mënyrë:

“Asnjëri te PSG nuk është në nivelin e Messit në fushë. Tifozët e PSG janë të qetë edhe në mungesë të Mbappesë. Sepse Leo Messi nuk po dështon në përgjegjësinë e tij për të drejtuar skuadrën franceze, për t’iu afruar titullit kampion dhe për t’u fokusuar në objektivin e tij madhështor të sezonit, që nuk është askush tjetër veçse suksesi i parë në Champions League me fanellën e PSG-së. Për Messin, pas Kupës së Botës, do të ishte sezoni më i mirë i jetës së tij.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA