“Ndjesia më brutale në karrierë”, Neuer i zhgënjyer me drejtuesit e Bayernit

04/02/2023 14:54

Manuel Neuer e ka përjetuar shumë keq largimin e Toni Tapalovic, trajneri i portierëve të Bayernit dhe njëkohësisht miku i tij i ngushtë.

Kapiteni i kampionëve të Gjermanisë, i cili ka mbyllur sezonin si pasojë e dëmtimit në gju, është shprehur i befasuar nga vendimi i drejtuesve të Bayernit.

Lamtumira e Tapalovic ishte një goditje e rëndë për mua, pikërisht në periudhën që isha përtokë. Më dukej sikur po më dilte zemra nga vendi. Ishte ndjesia më brutale që kam përjetuar në karrierën time. Nuk arrij dot ta kuptoj shkakun e këtij vendimi… Kam reflektuar gjatë dhe kam marrë gjithçka në konsideratë, përfshirë edhe të ardhmen time te Bayerni”, u shpreh kapiteni bavarez.

42-vjeçari me origjinë kroate, mbante rolin e trajnerit të portierëve te “gjiganti” gjerman prej vitit 2011.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA