Arrihet akordi, Arsenali “blindon” të preferuarin e tifozëve

03/02/2023 11:04

Rinovim i rëndësishëm tek Arsenali. Klubi londinez ka gjetur marrëveshjen me Gabriel Martinellin për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2027.

Bisedimet e gjata janë mbyllur me sukses sipas shtypit britanik, me sulmuesin brazilian që do të vazhdojë të luajë në Londrën Veriore.

21-vjeçari është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Mikel Artetës. Martinelli numëron 7 gola dhe 2 asiste deri në këtë fazë të sezonit në Premier League.

Arsenali po zhvillon një sezon ëndrrash dhe kryeson me meritë kampionatin anglez. Distanca me Manchester City është pesë pikë, por kampionët kanë luajtur një ndeshje më shumë.

Skuadra është në rrugën e duhur për të fituar Premier League pas 19 vitesh, ndërkohë që pas Martinellit drejtuesit synojnë të “blindojnë” edhe dyshen Saka-Saliba.

Top Channel