Zbardhen formacionet/ Derbi kuqezi në Kupën e Italisë, Asllani në stol, Gjimshiti titullar

31/01/2023 21:25

Kristjan Asllani në stol, ndërsa Berat Gjimshi titullar. Janë zbardhur formacionet e çerekfinales së parë të Kupës së Italisë, Inter – Atalanta (ora 21:00).

Inzaghi ka preferuar në mesfushën me pesë lojtarët Calhanoglu, Barella dhe Mkhitaryan dhe Gosens e Dumfries nga krahët. Në sulm rreshtohet dyshja Lukaku-Lautaro.

Në krahun tjetër, Gasperini mbështetet te përvoja e Gjimshitit, që rreshtohet në qendër të mbrojtjes, me Toloin e Scalvinin nga krahët.

Top Channel