Rinoceronti i bardhë, zogj pinguini që fshihen prej predatorëve dhe kone vullkanikë, mes fituesve mahnitës të kompeticionit Fotografi i Vitit 2022 (fotogaleri)

31/01/2023 16:27

Në një turne botëror të gjerë e ndërgjegjësues, imazhet e fotografive fituese të kompeticionit “Fotografi Udhëtues i Vitit 2022” sjellin një këndvështrim të veçantë e të lavdishëm të jetës në planetin tonë, siç u nderuan me çmimet e kompeticionit Travel Photographer of the Year (TPOTY).

Këtë vit rreth 20,000 imazhe u dorëzuan nga fotografë amatorë e profesionistë nga 154 vende. Mes të cilave shihen arinj polarë që përqafohen në ishujt norvegjezë Svalbard, peizazhe dëbore në Japoni dhe zogj pinguini që mbrohen nga predatorët në Antarktikë.

Fotografi sloven Matjaz Krivic mori çmimin e madh me imazhin e një prej rinocerontëve të fundit të bardhë  si dhe foto të vullkanit në ishujt Kanarie në Atlantik.

Themeluesi i kompeticionit Chris Coe tha: Fituesit tanë kanë sjellë imazhe të fuqishme e delikate nga të gjithë cepat e botës, duke treguar se fotografia  luan rol të rëndësishëm në ndërgjegjësimin për planetin”.

Fotot fituese mund të gjenden në rrjetin online të galerisë tpoty.com dhe do të shfaqen në ekspozitën britanike Royal Photographic Society në maj.

Më poshtë është galeria e prezantuar nga MailOnline me fituesit ku foton e Krivic e gjeni në fund …

Fotografi francez Romain Miot sjell gamiljet e kripës që udhëtojnë në shkretëtirën sahariane në Mauritani.

FOTO GALERI
1/16
Fotografi francez Romain Miot sjell gamiljet e kripës që udhëtojnë në shkretëtirën sahariane në Mauritani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA