Lazio gjen mbrojtës të majtë, e merr në huazim nga Juventus

31/01/2023 20:59

Lazio transferon Luca Pellegrinin. Klubi bardhekaltër ishte prej kohësh në kërkim të një mbrojtësi të majtë, rol ku shumë shpesh Sarri kishte adoptuar shkodranin Elsied Hysaj.

Së fundi drejtuesit bardhekaltër, me në krye Igli Taren, arritën marrëveshjen për të marrë në huazim anësorin e Juves, Luca Pellegrini, i cili deri para pak ditësh ishte po në huazim në Bundesligë, te Eintrachti i Frankfurtit.

Mbrojtësi do të vihet menjëherë në dispozicion të Sarrit, teksa palët kanë arritur marrëveshjen e huazimit me të drejtë blerjeje për shifrën e 15 milionë eurove në fundin e sezonit.

Top Channel