![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/07/MixCollage-26-Jul-2024-09-37-PM-482-800x450.jpg)
Arsenali ka konfirmuar nënshkrimin me mesfushorin e Chelsea-t, Jorginho, për 12 milionë stërlina.
Mesfushori italian ka firmosur një kontratë 18-mujore me “Topçinjtë”, duke nisur një përvojë të renë Londër.
Mikel Arteta do të ketë në dispozicion mesfushorin qendror, pasi dështoi për të marrë “yllin” e Brightonit, Moises Caicedo.
“Jorginho është një lojtar me inteligjencë, aftësi të thella drejtuese dhe me përvojë të madhe në Premier League dhe ndeshjet ndërkombëtare. Jorginho ka fituar në karrierën e tij, por ai ka ende urinë dhe vullnet të madh për të kontribuar këtu. Ne jemi shumë të kënaqur që nënshkruajmë me Jorginhon dhe e mirëpresim atë dhe familjen e tij në klub”, tha Arteta.
Gjatë kohës së tij te Chelsea, Jorginho fitoi një Champions, një Europa League, një Superkupë dhe një Kupë të Botës për Klube.
Top Channel