
Një “perlë” e Joshua Kimmich në limitet e kohës së rregullt shmangu humbjen e Bayernit të Mynihut në ndeshjen e “Allianz Arenës” Kundër Kolnit.
Bavarezit pësuan gol që në minutën e katërt (shënoi për Kolnin Schiri) dhe për 85 minuta dështoi në të gjithë përpjekjet për të barazuar në kohë e për të tentuar përmbysjen.
Gjithsesi, goli fantastik i kapitenit Kimmich, edhe pse me vonesë, i hoqi dy pikë Kolnit në limit.
Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes, Schalke dështoi thellë 1-6 përballë Leipzigut, Hertha u shkatërrua 0-5 nga Kolni, ndërsa Hoffenheim – Stuttgart u mbyll në barazim 2-2.
Rezultatet:
Schalke – RB Leipzig 1-6
Bayern Munich – FC Koln 1-1
Hertha Berlin – Wolfsburg 0-5
Hoffenheim – Stuttgart 2-2
Top Channel