Ngjarja e rëndë e 21 janarit ka sjellë debate të forta në studion e “Top Story” mbrëmjen e sotme, ku analisti Arjan Curri është ‘përplasur’ me Ministren Elisa Spiropali.
Curri teksa ka analizuar situatën është shprehur se siç krahason Spiropali vrasjet e 21 janarit me autor demokratët, ashtu mund të paralelizohet edhe vrasja e Klodian Rashës më autor Edi Ramën sipas tij. Curri deklaroi se sipas tij qeveria nuk ka pasur vullnet për të zgjidhur çështjen e 21 janarit.
Nga ana tjetër ministrja Spiropali me tone të ashpra, i është përgjigjur se janë shumë të dëgjuara fjalët e tij dhe se pret një analizë më të fortë nga Curri.
Curri: Po ta krahasoja unë siç thoni ju do të thoja Edi Rama ka vrarë Klodian Rashën me anë të policisë.
Spiropali: Po lëre tani atë se s’ka as krahasim
Curri: Jo lëre ti jo unë meqë dojë ta merrje si argument, Unë po them se vullneti juaj në këtë rast për të zgjidhur këtë çështje është zero. Ju keni marrë anëtarë të grupit të zjarrit dhe e keni bërë kryetar bashkie, keni marrë Ilir Metën për të cilin ngritët njerëz në protestë dhe e bëtë kryetar parlamenti dhe president të republikës. Sot e bëtë atë spiun të sigurimit të shtetit nesër e merrni prapë nga e para dhe e bëni ministër, kryeminstër e çfarë të doni. Për mua rëndësi ka a është vullneti i qeverisë për të zgjidhur këtë çështje do të thoja jo.
Spiropali– Ky argument është bajat dhe nuk e pres të vijë nga ju. Po të them që nuk ka lidhje kjo, e morëm Metën të shporrnim Berishën në atë kohë. Me kaq zell sa bën ti analizën.
Curri: Zellin e kam për të vërtetën.
Spiropali– E kemi dëgjuar sisa herë këtë nuk është e vërteta.
Curri: Do e dëgjoni prapë, as ti s’je e para që i thua
Spiropali: Mirë vazhdo
Curri: Jo s’dua të vazhdoj
Spiropali: Pra këto argumente janë të gjitha që mund të jenë të vlefshme për të bërë një diskutim mbi moralin ën politikë, aleanca me Metën në atë kohë ishte për të larguar përfundimisht Berishën nga pushteti dhe ja mbërritëm ja dolëm.
Top Channel