Reshjet e dendura të dëborës kanë bërë të pakaluershëm aksin rrugor Klos-Qafë Murrizë, ku po punohet për pastrimin e rrugëve me synim qarkullimi e lirshëm të automjeteve.
Policia ka bërë me dije se për tu kthyer drejt Tiranës dhe anasjelltas duhet të kalohet në aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz derisa të bëhet zhbllokimi i plotë i saj.
Njoftimi i plotë:
Si pasojë e reshjeve të dëborës, aksi rrugor Klos-Qafë Murrizë është bërë i pa kalueshëm për mjetet dhe subjekti kontraktor po punon për pastrimin dhe hapjen e rrugës për qarkullimin e automjeteve.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas të të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz e anasjelltas dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.
Patrullat e Policisë Rrugore të DVP Dibër dhe Patrullat e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë kanë koordinuar veprimet në të dyja anët e bypass-it në Qafë Murrizë, duke marrë masa për të mos lejuar lëvizjen e automjeteve deri në pastrimin e rrugës.
Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital.
#policianëshërbimintuaj
Top Channel