Një e re e zhdukur rezulton se ka rënë më makinë në një liqen thuajse të ngrirë 200 km larg shtëpisë së saj për një përdhunimi për të cilin akuzohet një koleg i saj, u tha sot në hetimin e cështjes në Uells të Britanisë.
28 vjeçarja Hannah Warren, kishte arritur të dilte nga makina e saj e fundosur Mini Cooper dhe të notonte drejt bregut
Por në hetim u tha se ajo tragjikisht kishte rënë përsëri në ujin e ftohtë dhe ishte mbytur në bregun e Port Talbot.
Trupi i Hannah ishte zbuluar më shumë se 100m larg vendit ku makina ra në ujë më 4 shkurt 2016.
Nëna e tronditur e vajzës Jane Barnes tregonte sot në seancë sesi Hannah vdiq thuajse një vit plot pas një përdhunimi nga një koleg i punës.
Ajo i kishte treguar vëllai të vogël për incidentin, për të cilin po merrte sesione konsulence psikologjike.
Hannah ishte shpallur e zhdukur nga shtëpia e saj në Streatham, në jugperëndim të Londrës, më 3 shkurt.
Më vonë ajo o kishte shkruar shefit të saj për t’i thënë se do të jepte dorëheqjen nga kompania e dizajnit në Londër.
Hannah më pas udhëtoi 250 km drejt Port Talbot në Uells, ku kishte rënë në liqen në mënyrë të pashpjeguar në një rruga pa barriera sigurie.
Mjekësia ligjore tha se trupi, qafa e fytyra e Hannah ishin të mbushura me gërvishtje të cilat mund të ishin shkaktuar nga rripi i sigurimit ose me një objektiv të mundshëm vetëvrasjeje, shkruan e perditshmja britanike The SUn.
Nëna e saj tregoi sot se Hannah ishte prej dy vitesh në një marrëdhënie me kolegun David Murray, i cili ishte në rang pune më lart se ajo. I dashuri ishte person tjetër nga i akuzuari per përdhunimin e te ndjerës.
Çifti planifikonin të jetonin së bashku por në dhjetor 2015 ai i kishte thënë Hannah se “nuk ishte aq e mirë sa duhet për të”, tha nëna e saj.
Zonja Barnes tha se kjo e kishte bërë bijën e saj të ndjehej keq, aq sa kishte vendosur të hiqte dorë nga planet për të jetuar me Murray, i cili ishte me origjine nga Afrika e Jugut.
Ajo tha se në muajt para vdekjes Hannah kishte marrë kritika nga shefi saj në telefon për punën.
Hetimi vazhdon.
Top Channel