Cristiano Ronaldo ka fituar shumë trofe gjatë karrierës së tij fantastike. 37-vjeçari portugez i dha fund aventurës europiane, zgjodhi milionat e Arabisë Saudite dhe firmosi me Al Nassr deri në vitin 2025.

CR7 do të përfitojë rreth 200 milionë euro në sezon nga kontrata faraonike, si askush futbollist tjetër në histori. Pavarësisht egoizmit që e ka karakterizuar gjithmonë, goleadori thekson se për të ka rëndësi më të madhe suksesi i skuadrës sesa aspekti individual.

“Në karrierën time gjithmonë i kam vënë trofetë dhe titujt para gjithçkaje. Kam shpenzuar shumë kohë në stërvitje për të arritur këto objektiva. Titujt janë gjithmonë të veçantë, unë i preferoj më shumë sesa golat”.

“Jam shumë krenar për këtë vendim. Përvoja ime në Europë ka përfunduar, kam luajtur në klubet më të mira, tani është një sfidë e re. Jam shumë i lumtur me mundësinë që po më jep Al Nassr. Kam mbështetjen e familjes time dhe vlerësoj gjithçka që ata kanë bërë për mua.

Shumë klube në Europë që u përpoqën të nënshkruanin me mua, në Brazil, Australi, Shtetet e Bashkuara, madje edhe në Portugali. Por, për mua kjo është një mundësi e shkëlqyer për të ndihmuar me gjithë përvojën dhe vizionin tim”, u shpreh Ronaldo gjatë prezantimit tek Al Nassr.

Top Channel