500 ndeshje në nivelin më të lartë, ja rekordi që mban Pep Guaridola

14/01/2023 14:19

Derbi i Manchesterit mes United dhe City-t në “Old Trafford” shënon ndeshjen e 500-të të trajnerit të Cityzens, Pep Guardiola, në nivelet më të larta të futbollit, që kur mori drejtimin e Barcelonës në sezonin 2008-2009.

Spanjolli ka fituar në stol 379 nga 499 ndeshjet e tij deri më sot, ose ndryshe ka triumfuar në 76% të ndeshjeve në total.

Kjo statistikë e bën atë trajnerin me përqindjen më të lartë të fitoreve në pesë ligat më të forta (janë marrë në konsideratë trajnerët me 100+ ndeshje në stol).

 

Top Channel