U zgjodh më i miri, Pedri: E meriton shoku im, jemi në finale prej tij

13/01/2023 17:59

Barcelona vuajti përballë Real Betis në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës, por siguroi falë penalltive (120 minutat përfunduan në barazim 2-2) kalimin në finalen e madhe të së dielës përballë Real Madrid, që do të transmetohet në SuperSport duke nisur prej 20:00.

Pedri u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes. Mesfushori i talentuar zhvilloi një ndeshje të madhe, teksa realizoi edhe penalltinë vendimtarë që nisi festën e shokëve të skuadrës dhe tifozëve katalanas.

20-vjeçari u shfaq i përulur pas marrjes së çmimit, duke deklaruar se më shumë se ai e meritonte portieri Marc-Andre ter Stegen:

“Marc e meritonte shumë më tepër se unë. Ne arritëm në finale falë pritjeve të tij”.

Më pas një koment edhe për Thibaut Courtois, “gardianin” e Real Madrid, ndaj të cilit do të tentojë të shënojë e fitojë në finalen e së dielës.

Është çmenduri ajo që po bëjnë Marc dhe Courtois”, u shpreh Pedri.

Top Channel