Dorëhiqet Presidenti! Fyerja ndaj Zidane i kushtoi postin presidentit të federatës franceze

13/01/2023 15:23

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet është larguar nga posti i tij, vetëm disa ditë pasi bëri disa komente jo të mira për legjendën Zinedine Zidane. 81-vjeçar i kërkoi falje ish futbollistit francez duke thënë se komentet e tij ishin të tepërta.

Zidane është konsideruar prej kohësh si pasuesi i Didier Deschamps, por La Graet pat deklaruar në ditën e rinovimit të trajnerit aktual Didie Deschamps se nuk i interesonte aspak Zidan dhe as nuk do t’i hapte telefonin.

Në mbledhjen e fundit të komitetit ekzekutiv të Federatës së Francës u njoftua që La Graet ka dhënë dorëheqje përkohësisht nga ajo pozitë.

Pasi u pushua nga puna nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës Franceze të Futbollit (FFF) edhe drejtoresha e përgjithshme e këtij organi, Florence Hardouin, u shtrua në spital ku sipas mjekëve ka kaluar një atak kardiak. prekur nga dhimbjet e gjoksit. Mësohet se të enjten se ajo kishte pësuar një atak në zemër. Pas pushimit nga puna, drejtoresha e përgjithshme e FFF-së pësoi një atak në zemër në shtëpinë e saj.

Top Channel