Bashkëshortja e Thiago Silva-s injoron skuadrën e Chelsea-t: Sikur të ishin të gjithë si ai!

13/01/2023 11:25

Chelsea është në një moment krize teksa rezultatet e fundit të “Bluve të Londrës” janë tejet zhgënjyese.

Roli i trajnerit Graham Potter është vendosur në dyshim, po ashtu edhe drejtuesit për shkak të merkatos, me tifozët që akuzojnë se është investuar gabimisht duke mos afruar asnjë sulmues gjatë verës.

Madje, duke larguar dy të tillë si Werner dhe Lukaku. Së fundmi, një goditje për anën teknike të Chelsea-t, vjen edhe nga bashkëshortja e Thiago Silva-s, e cila në rrjetet sociale nuk përmbahet aspak.

Sa mirë do të ishte sikur skuadrë të kishte një si Thiago Silva në mesfushë, por edhe në sulm. Sepse në mbrojtje nuk ka nevojë, dihet kush është aty”, shkruan bashkëshortja e Silvës që “nxeh” edhe më shumë ambientin e Chelsea-t.

Top Channel