Arsenal dhe Bayern me sytë nga Vlahovic, Juve nuk pranon më pak se 110 milionë euro

13/01/2023 18:52

Arsenali është gati të “trokasë” sërish në derën e Juventus për Dusan Vlahovic, i cili mund të joshet nga mundësia për t’iu bashkuar klubit që aktualisht kryeson Premier League.

Për “Zonjën e Vjetër” ai nuk është i patransferueshëm, por vlera e sulmuesit tashmë është 110 milionë euro, pasi vetë Juve ka investuar 80 milionë për ta marrë serbin nga Fiorentina në janar të vitit 2022.

Shumë i interesuar për 22-vjeçarin është edhe Bayern Munich, për të plotësuar vendin e Leëandoëskit që duket se ka mbetur ende bosh, por vlen të theksohet se serbi ndodhet në vend të dytë të listës së dëshirave, pasi në fillim është ende Harry Kane i Tottenham.

Top Channel