“Partneret i zgjedh më të mëdha”, “ylli” i Dortmundit ka gënjyer për moshën?

12/01/2023 22:27

Javën e kaluar, përfaqësuesja U-17 e Kamerunit po përgatitej për të luajtur ndeshjet kualifikuese të Afrikës Qendrore në Kupën e Kombeve kur u zbulua se 21 nga 30 lojtarë dështuan në testet e moshës.

Lojtarët që kishin gënjyer për moshën u larguan menjëherë nga trajneri Jean Pierre Fiala, por edhe 11 të tjerë që u afruan më pas ishin më të mëdhenj në moshë.

Së fundmi, në Gjemani ka raportime se një certifikatë lindjeje e vitit 2000 me emrin Yousouffa Mohamadou është e sulmuesit aktual të Dortmundit, Moukoko.

Gazeta austriake e lajmeve “Laola1” zbulon detaje të tjera: babai birësues i Moukokos i kishte dërguar certifikatën e pretenduar një gazetari.

Birësimi i lojtarit u mësua në vitin 2022, por tani një hetim për mashtrimin për moshën ka ngritur dyshime nëse Moukoko që është vërtet 18 vjeç.

Dyshimet janë shtuar edhe nga fakti që se të dashurat e Moukoko ia ka zgjedhur më të mëdha në moshë që në adoleshencën e hershme.

Kur u kontaktua nga “Sportsmail”, Federata Gjermane e Futbollit u përgjigj: “Ne nuk komentojmë mbi spekulime”.

Në vitin 2017, Federata Gjermane mohoi prerazi çdo paligjshmëri rreth dokumentacionit të lojtarit, i cili është regjistruar si i lindur më 20 nëntor 2004./ Super Sport

Top Channel