Newcastle po paraqitet shumë mirë këtë sezon, ekipi i Eddie Howe renditet si forcë e tretë në Premier League dhe objektivi kryesor është sigurimi i një bilete në Champions League për sezonin e ardhshëm.
Drejtuesit e klubit po studiojnë opsione të ndryshme në merkato. Një ndër të preferuarit është Sergej Milinkovic-Savic, mesfushori i Lazios në Serie A.
Il Messaggero shkruan se klubit anglez po përgatit një ofertë zyrtare prej 60 milionë eurosh për Lazion, ndërkohë që mesfushorin e pret një pagë sezonale që shkon deri në 12 milionë euro në sezon përfshire bonuset.
27-vjeçari, i cili këtë sezon numëron pesë gola dhe shtatë asiste mes kampionatit dhe Europa League, është pjesë e skuadrës italiane prej vitit 2015. Kontrata me Lazion i përfundon në verën e vitit 2024.
Top Channel