“Kujdes! E pa çfarë i ndodhi Koeman?”, Van Basten këshillon Ten Hag

11/01/2023 15:02

Wout Werghost është afër transferimit te Manchester United. Sulmuesi i kombëtares holandeze, i cili realizoi dy gola ndaj Argjentinës në çerekfinalet e Kupës së Botës dhe pas sfidës u bë protagonist i acarimit të Leo Messit, po insiston për të vijuar karrierën në “Old Trafford”.

30-vjeçari është në pronësi të Burnley, por këtë sezon është huazuar në Turqi te Besiktasi. Erik ten Hag e sheh Werghost si zëvendësuesin e duhur të Cristiano Ronaldos.

Në lidhje me këtë operacion ka folur Marco Van Basten. Legjenda e Milanit dhe Holandës, këshillon trajnerin që të mos e mbushë skuadrën angleze me futbollistë holandezë.

“Të kesh shumë holandezë mund të jetë e rrezikshme, mbi të gjitha nëse gjërat nuk shkojnë mirë. E pamë te Barcelona, Koeman kishte pesë holandezë. Ten Hag duhet të jetë i kujdesshëm, mund t’i kthehet kundër një gjë e tillë.”

Nëse Werghost zyrtarizohet te Manchester United, ai do t’i bashkohej në “Old Trafford” bashkëpatriotëve Donny van de Beek dhe Tyrell Malacia, përveçse trajnerit Ten Hag.

Top Channel