“Klubi më i madh në Kosovë”, Prishtina prezanton sulmuesin amerikan

11/01/2023 14:26

Prishtina ka zyrtarizuar afrimin e radhës në merkato. Rekordmenët e futbollit dardan, kanë firmosur me Jalen Miller Blesa, sulmuesi e lindur në Barcelonë.

21-vjeçari me origjinë nga SHBA, ka luajtur më parë me Rahovecin dhe Istogun në Kosovë, ndërkohë që është aktivizuar edhe me anglezët e Arseley Town.

“Jam shumë i lumtur që i jam bashkuar Prishtinës që është klubi më i madh në Kosovë. Është nder të luaj për këtë ekip”, u shpreh Blesa.


Skuadra e Ismet Munishit renditet në vendin e tretë me 27 pikë, 11 pikë më pak se Drita dhe Ballkani, dy skuadrat që kryesojnë kampionatin.

Titulli është mision i vështirë. Objektivi i klubit kryeqytetas është sigurimi i një bilete në Conference League.

Postimi i Prishtinës: 

FC Prishtina ka arritur marrëveshje me futbollistin Jalen Miller Blesa. Amerikani i lindur në Barcelonë është vetëm 21 vjeç dhe luan pozicion të sulmuesit.

Ai vjen nga skuadra e Rahovecit në Ligën e Parë të Kosovës derisa në 12 ndeshje zyrtare me Rahovecin këtë sezon, ka shënuar plot 10 gola teksa ka kontribuar edhe dy asistime. Para Rahovecit ka luajtur edhe për Istogun dhe Arlesey Town FC.

Blesa të mërkurën në ambientet e klubit ka nënshkruar kontratë me skuadrën tonë.
Pasi pozoi në fanellën “bardhekaltër” së bashku me drejtorin sportiv, Driton Krasniqi, Blesa e dha intervistën e parë për faqen zyrtare të klubit.

Jam shumë i lumtur që i jam bashkuar Prishtinës që është klubi më i madh në Kosovë. Është nder të luaj për këtë ekip.

Synimet me Prishtinën janë që të bëj më të mirën për ekipin dhe të luajmë në Evropë. Prishtinën e kam përcjellë gjatë periudhës që jam në Kosovë dhe mendoj se e ka një skuadër shumë të mirë.

Top Channel