Deklaratat kundër Zidane, qeveria franceze kërkon shkarkimin e Le Graët

11/01/2023 14:56

Edhe qeveria franceze kërkon shkarkimi e Noël Le Graët, presidentin kontrovers të Federatës Franceze të Futbollit, i cili pak ditë më parë bëri disa deklarata kundër Zinedine Zidane.

“Federata Franceze e Futbollit meriton një president të denjë për të”,-tha zëdhënësi i qeverisë së Francës, Olivier Ve’ran, duke folur në fund të mbledhjes së kabinetit.

Sipas raportimeve nga Franca, pas rasteve të Benzema dhe Zidane dhe pas akuzave për ngacmim seksual, Le Graët mund t’i kërkohet të largohet nga detyra.

Top Channel