Me Ronaldon mbërrijnë të tjerë yje europianë, arabët pas lojtarit gjerman

07/01/2023 18:05

Cristiano Ronaldo zyrtarizoi transferimin e bujshëm në Arabinë Saudite tek klubi i Al-Nassr, aty ku do të përfitojë shumën rekord të 200 milionë eurove.

Kalimi i yllit portugez në Arabi, duket se tashmë i hap portat edhe të tjerë yjeve europianë në fundin e karrierës që të provojnë kampionatin arab, teksa CR7 theksoi se pas disa vitesh, Al-Nassr por edhe të tjera klube arabe do të jenë nga destinacionet më të preferuara.

Ylli i radhës që klubi i Al-Nassr do të provojë të transferojë është Marco Reus. Sulmuesi gjerman që aktivizohet me Borussia Dortmund është në vitin e fundit të kontratës me verdhezinjtë dhe pas 11-vitesh në Signal Iduna Park mund të joshet nga një aventurë e re.

Sigurisht, paratë nuk janë një problem për arabët të cilat pritet të ndikojnë edhe në zgjedhjen e 33-vjeçarit, që është në vitet e fundit të karrierës, kushtëzuar edhe problemet e shumta fizike. Nga ana tjetër, në fokusin e Al-Nassr nuk është vetëm Reus pasi në media janë lakuar edhe emrat e Sergio Ramos, Luka Modric apo edhe Juan Cuadrados.

Top Channel